fbpx

Arta Nitaj në lidhje romantike?

nga Revista Kosovarja

Asaj nuk i mungon vëmendja asnjëherë duke qenë aktive në rrjetet sociale ku ndanë me mbi 300 mijë ndjekësit e saj momente të ndryshme.

Arta Nitaj, ka kohë që nuk është duke punuar në ndonjë projekt të ri, por po i shijon pushimet në kohën e mirë që po mbizotëron, shkruan “Kosovarja”.

Pas pushimeve me mikeshat e saj të ngushta dhe imazheve provokuese që postonte në Instagram, së fundi lë dyshime se është në një lidhje.

Aktorja me prejardhje nga Peja, ka zbuluar se është duke e shijuar qytetin e Milanos duke mos bërë të ditur se kush po e shoqëron.

Së fundi, ajo postoi imazhe nga dreka romantike ku nuk mungonte vera e bardhë e në mbishkrim kishte shkruar “Manifestim”.

Si duket ishte në ditë e veçantë për të por duke mos dhënë detaje dhe mos treguar se kush po fshihet prapa kamerës së saj që po ia realizon fotografitë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arta Nitaj (@artaanitaj)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]