Aktore, modele, moderatore e krejt vonë i hyri edhe politikës.

Flasim për vajzën nga Peja, Arta Nitaj e cila fillimisht u bë e njohur te publiku falë rolit të saj të “Xhesikës” në serialin vendor “O sa mirë”, shkruan “Kosovarja”.

Me pas, nuk ishin të rralla as shtëpitë e modës ku shihej edhe si modele.

Siç duket Arta Nitaj është e pandashme nga bota e televizionit, pak kohë më parë filloi karrierën edhe si moderatore e sportit.

Por, ajo që habiti të gjithë krejt vonë, ishte aderimi i saj në PDK. Një hap që nuk pritej nga ana e aktores.

Në intervistat e saj, pas këtij lajmi Arta fliste me shumë entuziasëm për partinë në të cilën kishte aderuar.

Por, ja që pas rezultatit të zgjedhjeve bukuroshja nga Peja ka vendosë të ikë për pushime në Dubai.

Nga atje, nuk mungojnë as pozat joshëse e atraktive me të cilat po merr shumë vëmendje./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË