“Si është e mundur që Loredana shkon lirshëm në Kosovë pavarësisht akuzave e pretendimeve për mashtrime?

E shpjegon një avokat”, nis artikulli i ri dedikuar rastit “Loredana” në gazetën zvicerane “20 Minuten”.

Avokati nga Zvicra i cili merret me çështjet kriminale, Silvio Oscar Mayer, ka folur për gazetën në cilësinë e një eksperti të këtyre rasteve, duke u përpjekur ta sqarojë për publikun, se si është e mundur që nejriu më i përfolur në Zvicër, Loredana Zefi, të lirohet e të shkojë jashtë vendit me gjithë ato akuza kundrejt saj.

“Loredana vetëm është marrë në pyetje, nuk është ndaluar. Kjo do të thotë që ajo mund të lëvizë lirshëm dhe të largohet nga vendi, mirëpo duhet të rrijë në dispozicion të autoriteteve gjatë tërë kohës.

Për ndalimin e Lordanës, do duhej që të kishte rrethana të faktuara që ajo ishte rrezik të ikte apo edhe ta përsëriste krimin. Siç duket këto kushte nuk janë plotësuar, përndryshe prokurori do i jepte urdhër ndalimi për të mos e lëshuar Zvicërn.

Ndër të tjerash, ai ka shtuar se hetimi e padia ndaj Loredanës, mund të marrë muaj e vite deri në një përfundim.

“Zyra e prokurorit publik ka nisur hetimet për një mashtrim të dyshuar. Se a do t ketë gjykim, tani për tani nuk mund ta themi. Një hetim kriminal është iniciuar dhe do të koleksionojë provat dhe dëshmitë.

Tani për tani nuk ka një kontratë mes palëve që e dëshmon se paratë janë dhënë hua, ndërsa bisedat Whatsapp, mund të mos jenë ligjërisht të qarta. Ciftit do i duhet të ndërmarrë një rrugë të gjatë, ndërsa procedura mund të marrë muaj e vite”, ka deklaruar Mayer.

Mirëpo a mundet Loredana t’ia hedh paq pa u dënuar?

“Po, për shembull nëse nuk arrihet të dëshmohet se paratë janë marrë me mashtrim. Gjithsesi, është herët të flasim për prognoza. Nuk duhet harruar faktin që Loredana tani për tani është e pafajshme. Nëse vendoset nga prokuroria se nuk ka vepër kriminale, çifti duhet të ndjekë rrugën civile të padisë”, ka thënë ai, transmeton Prive.

MUND TË JU PËLQEJNË