fbpx

Avokati Berisha: Enver Sekiraqa është jashtë Kosovës në një spital

nga Revista Kosovarja

Avokati Besnik Berisha ka deklaruar se Enver Sekiraqa është duke u trajtuar në spital jashtë Kosovës, duke mohuar zërat se ai është arratisur.

“Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar me probleme shëndetësore serioze. Të cilat kanë qenë të evidentuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe për të cilat është trajtuar dhe ka kërkuar leje – dalje e shoqërim nga Polica”, ka thënë avokati i tij, Besnik Berisha në Dukagjini.

“Për shkak të sigurisë së tij personale…nuk mund të zbulojmë këtë. Shteti e dinë sepse nuk ka dalë as tu fluturuar ka kaluar nëpër pikat pika kufitare si qytetar…Nuk është në Kosovë është në spital. Për shkak të sigurisë së tij personale nuk mund të zbuloj vendndodhjen. Kujt i intereson prej shtetit mundet me ditë”, ka shtuar Berisha.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]