Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi që dyshohet se bashkë me gruan e tij kanë braktisur fëmijët e tyre.
Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
Mitrovicë 27.10.2020-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti së bashku me bashkëshorten e tij dyshohet se kanë kryer veprën e cekur, ndaj fëmijëve të tyre. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt