Të premten pasdite, një nënë nuk ka dashur ta marrë me vete foshnjën e posalindur, me arsyetimin se fëmijën nuk e pranon babai i saj.
Këtë rast që ndodhi në Prishtinë e ka raportuar në polici, babai i vajzës që ka lindur fëmijën.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa nëna dhe foshnja kanë mbetur në spital edhe disa ditë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale.