Vala

Të bërit prind është një kohë kalimtare në jetë…

Është edhe koha kur keni nevojë për më shumë mbështetje, nga kolegët, familja dhe ndoshta edhe nga miqtë tuaj, transmeton Klan Kosova.

Por një studim i ri shqetësues ka gjetur se rreth një në pesë burra britanikë në të vërtetë kanë humbur miqtë e ngushtë brenda një viti pasi u bënë baballarë.

Baballarët e rinj pa miq të mirë kanë më shumë stres nga prindërimi, kështu thotë studimi i fundit.

Anketa poashtu zbuloi se një e katërta e baballarëve të rinj thanë se ndiheshin të izoluar dhe tre në katër thanë se nivelet e tyre të stresit u rritën në vitin e parë të atësisë.

Hulumtimi tregon se të kesh miq të ngushtë është si një tampon kundër streseve. Koha me miqtë lejon të rimbushni bateritë tuaja për vete dhe familjen tuaj.

MUND TË JU PËLQEJNË