fbpx

“Babi nuk donte që vajza e tij të martohej dhe të bëhej direkt me fëmijë”, Einxhel tregon si e pritën familjarët lajmin e shtatzanisë

nga Revista Kosovarja

Çifti më i dashur i “BBVIP”, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë. Pasi moderatorja ironizoi mediat që raportuan se ishte në një pritje të ëmbël ajo e konfirmoi për herë të parë se në fakt lajmet ishin të vërteta.

Dyshja kanë folur së fundmi në një intervistë ekskluzive për “Pushime On Top” se si e kanë pritur lajmin e shtatëzanisë dhe reagimi i prindërve të çiftit kur morën vesh se do të bëhen gjyshër.

Dagz ka treguar se familjarët e tij kanë “fluturuar” nga gëzimi, ndërsa Einxhel tha se më të vështirë e kishte t’ja thoshte këtë lajm babait të saj, i cili nuk e priste një gjë të tillë të ndodhte kaq shpejt.

“Kur e morën vesh prindërit kanë fluturuar nga gëzimi. Unë kam kohë që i them motrës kur do e bësh një fëmijë”– u shpreh Dagz.

“Për momentin duke qenë se Dagzi është gjatë gjithë kohës në lëvizje në udhëtime pune, unë kam jetuar në Tiranë ndërsa Dagzi vjen shumë shpesh, unë kam shkuar më radhë në Kosovë”- shtoi Einxhel.

“Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vajza që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt. Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më I vështirë që mund tja thoja”– përfundoi ajo.

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]