Vala

Festa e Fiter Bajramit po vazhdon në familjet shqiptare me traditat e zakonshme, shkruan “Kosovarja”.

Përveç sevimit të ushqimeve nga më të ndryshmet, zakon tjetër është edhe vizita tek të afërmit e pritja e mysafirëve.

Këtë traditë po e respekton edhe familja e Remzie Osmanit.

Madje veçanërisht për këtë festë, reja e saj shumë e komentuar Gëzimja është rregulluar për ti pritur mysafirët e për ti vizituar të afërmit.

Ajo për dallim prej shumë nuseve, nuk e ka bezdi të vishet e rregullohet për ngjarje të tilla, madje duket se ndihet rehat dhe e lumtur si nuse.

Ajo po vazhdon të publikoj në rrjetet sociale fotografi me veshje të ndryshme duke treguar se si po e pret Bajramin.

Bukuria dhe sharmi i saj mahnisin sikurse herave të tjera./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË