Vera e këtij viti, ishte mjaftë e zbehtë pa ardhjen e mërgatës, por duket se bashkatdhetarët festat e fundvitit kanë zgjedhur t’i kalojnë në vendlindje. Në orët e mesditës së sotme, një numër i madh makinash u panë në kufirin Hungari-Serbi, ku si pasojë u krijuan edhe kolona të gjata.
Por, për të gjithë ata që kalojnë transit në territorin serb, vlejnë disa udhëzime, këto në kuadër të masave antiCOVID.
Kushti për hyrjen në Republikën e Serbisë, sipas po të njëjtit udhëzim, nuk zbatohet, për shtetasit e huaj transit.
Transiti është i kufizuar në një periudhë jo më të gjatë se 12 orë nga momenti i hyrjes brenda këtij territori. Sipas kësaj pike, të këtij udhëzimi, bashkatdhetarët që do të vijnë në Republikën e Kosovës, s’e kanë obligativ testin negative RT-PCR për mospranin e virusit SARS-CoV-2.
Ndryshe, interesim mjaft i madh për të ardhur edhe përmes rrugëve ajrore kanë shprehur bashkardhetarët. Edhe për ta ndjekur këtë rrugë, po ashtu diasporës, nuk i kërkohet testi negativ për COVIDIN.