Alban Mehmeti është njëri ndër këngëtarët më të dashur dhe njëherësh më simpatik të estradës, shkruan “Kosovarja”.
Sukseset e tij në muzikë janë të panumërta ,çka ka bërë që kohët e fundit të jetë edhe një këngëtar shumë i dalluar dhe i kërkuar nga publiku.
Krahas jetës dhe sukseseve muzikore ai ndan edhe një jetë të lumtur bashkëshortore me gruan Fjollën dhe dy djemtë e tij.
Edhe Fjolla duke u njohur si gruaja e tij nuk ka shpëtuar dot pa vëmendje, duke u cilësuar si një femër e bukur dhe me një stil unik.
Së fundi është Fjolla ajo që hapi një pyetësor në Isntagram ku përveç pyetjeve as komplimentet e shumta nuk munguan.
Por, pyetja më e shpeshtë që iu bë ishte ajo se si qëndron me raporte me vjehrrën dhe kunatat e saj.
E natyrisht duke qenë një femër e sjellshme dhe edukuar mirë nuk ka se si të ketë raporte të këqija./Kosovarja/.