Komisioni Europian ka propozuar një shumë prej 3 miliardë euro që të ndihmojë vendet fqinje të BE’së në krizën ekonomike që po shkakton pandemia Covid-19.
Vendet si Moldavia, Ukrania, Tunisia, Jordani dhe shtetet e Ballkanait Perëndimor do të jenë përfituese të kësaj skeme që ka për qëllim mbajtjen e ekonomisë.
Sipas propozimit, Kosova pritet të marrë 100 milionë euro ndihmë. Ndërkohë, Shqipëria do të merrte 180 milionë euro.