Së fundmi ajo lançoi këngën e saj më të re “Get High” një bashkëpunim me vëllain e saj Alban Ramosaj.

Beatrix Ramosaj është një prej vajzave më të talentuara të showbiz-it shqiptar, por dhe një prej më të komentuarave.

E ndonëse tani duhej të ishte duke festuar për projektin e saj më të fundit, Beatrix qenka mërzitur me dikë, nuk e dimë kush është, por dimë që Beatrix i ka dedikuar 3 postime mjaft të gjata në Instastories.

“Është qesharake se si sillesh mirë para fytyrës time, është gallatë se si flet pas shpinës time, dhe është jashtëzakonisht komike që mendon se nuk e kam vënë re.

Unë mund të mos them asgjë, por i shikoj të gjitha. Vetëm sepse hiqem sikur nuk ka asgjë nuk do të thotë se jam budallaqe. Me mua nuk luan njeri, unë luaj. Unë mbyll gojën dhe mbaj veshët hapur,” kanë qenë disa prej atyre që shkruar këngëtarja.

Nuk e dimë kush e ka lënduar apo përpiqet të luajë me këngëtaren, por tani e morëm vesh që askush nuk mund t’ja hedhë dot.

MUND TË JU PËLQEJNË