fbpx

“Beauty Lounge Cika” salloni i famshëm në Zvicër që ofron eksperience unike ne fushën e bukurisë

nga Revista Kosovarja

Francika Uka është profesioniste e dëshmuar e fushës së estetikës dhe bukurisë. Salloni i saj “Beauty Lounge Cika”, është ndër më të njohurit në Zvicër për një gamë të gjërë shërbimesh, duke përfshirë kujdesin e përgjithshëm mbi pamjen e jashtme.

Tek “Beauty Lounge Cika” ofrohen shërbime si, manikyr, pedikyr, qerpik, laser dhe trajtimet e fytyrës. Bërja e thonjëve dhe qerpikëve janë kategoria më e kërkuar, ndërsa specialiteti i sallonit është një eksperience e personalizuar dhe kujdesi i veçantë ndaj çdo kliente.

Francika Uka ka filluar të merret me fushën e bukurisë që para 15 vitesh, fillimisht si hobi dhe sot është profesioni dhe puna e saj e përditshme, të cilën e bënë me shumë dashuri.

Është e shkolluar dhe specializuar në këtë fushë dhe ka një eksperiencë të gjërë. Francika Uka ka qenë pjesë e shumë paneleve të jurisë në disa gara në USA, Ukrainë, Itali, Shqiperi, Poloni, etj. Ajo, ndjek përditë
pasionin për zhvillim dhe kreativitet ne ketë fushe.

Ndërkaq arsyeja e forte qe i sjell klientet tek salloni i Ciles është ambienti mikpritjes, stafi
i përkushtuar ndaj çdo kliente si dhe korrektësia ne punën profesionale.

“Te vlerësosh të tjerë është sfiduese, por mendoj se vlerësimi të ndihmon te rritesh dhe te ndihmosh te tjerëve ta bëjnë po te njëjtën gjë. Kjo me jep ndjesi krenarie dhe pjesëmarrje në zhvillimin e komunitetit te bukurisë”, thotë Cika, duke shtuat se një gjë që duhet ta dine ata që e ëndërrojnë suksesin ne biznes është që kërkimi i pasionit dhe ofrimi i një eksperience unike janë thelbësore. Dhe të kenë vetëbesim. Investimi ne pamjen personale është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e biznesit tim”.

Kur flitet për jetën privatec Francika Uka nga “Beauty Lounge Cika”, tregon se mbanë një balanc te mire mes pune dhe familjes. “Është sfide, por është e rëndësishme te kujdesem për veten dhe te përqafoj momentet e rëndësishme ne jetën time me familjen, pasi pa ta nuk do isha sot kjo qe jam”.

Mesazhi i Ciles për femrat është që ato te besojnë ne aftësitë e tyre, te persekutojnë pasionin dhe te kenë vetëbesim. “Femrat kane fuqi te jashtëzakonshme për te arritur çdo qellim qe vendosin”.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]