fbpx

Bebe Rexha reklamon bikinet e markës së famshme

nga Revista Kosovarja

Ylli ndërkombëtar, Bebe Rexha, është gjithmonë në vëmendjen e ndjekësve si dhe të mediave për muzikën dhe fizikun e saj tërheqës.

Ajo së fundmi ka zbuluar markën që po bashkëpunon për reklamimin e të brendshmeve, shkruan “Kosovarja”.

Artistja pozoi për koleksioin e ri të të brendshmeve nga ‘Adore Me’, e cila motivon gratë në të gjithë botën të shpërndajnë pozitivitet për trupin e tyre.

‘Adore Me’ ka miliona klientë, të cilëve u shërben me të brendshmet e saj, duke sjellë të gjitha stilet për të gjitha llojet e trupave.

“Jam krenare që punoj me “Adore Me” në këtë fushatë, sepse ata më duan për atë që jam, format trupore dhe të gjitha”, tha Bebe Rexha .

“Shpresoj që t’i frymëzoj gratë ta duan trupin e tyre dhe të ndihen bukur në çdo mënyrë. Unë gjithmonë e kam admiruar përkushtimin e “Adore Me” për t’i bërë klientët e tyre të ndihen më të sigurta, komodë dhe bukur. Të bëhesha partnere me markën ka qenë një përvojë e mahnitshme”.

Ndërsa, themeluesi dhe drejtori i ‘Adore Me’, Morgan Hermand-Waiche, theksoi: “Kjo fushatë ka të bëjë vetëm me besimin dhe energjinë, që Bebe Rexha sjellë në botë përmes muzikës, stilit dhe zërit të saj. Ne jemi të entuziazmuar që jemi partnerë me Beben për një moment si ky pasi ajo është pa komplekse, seksi dhe nuk ka frikë të flasë. Ashtu si marka “Adore Me”, e cila ka bërë që ky partneritet të bëhet në një mënyrë shumë autentike”. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]