Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, sot feston ditëlindjen e 22 -të. Me këtë rast, ai ka pranuar urime të shumta nga shoqëria dhe familja e tij. Ndërsa, e dashura e tij, Arbenita Ismajli, u përkujdes që Fero këtë ditëlindje ta ketë edhe më të veçantë.

Ajo përveç urimit, ishte kujdesur edhe për festën e ditëlindjes, e cila duket se ka filluar menjëherë pas orës 00:00. Disa momente nga festa i ka publikuar vet Fero, ku shihet duke i fryrë qirinjtë.

Lidhja e çiftit të njohur në mediat rozë, u zbulua në muajin tetor, kur të dy postonin fotografi nga vendet e njejta. Ani pse tentuan ta mbajnë larg syrit të mediave rozë lidhjen, me komentet që i shkruan njëri-tjetrit, zbuluan të vërtetën. Së fundi, Fero i dedikoi asaj një këngë, e cila titullohet “Ride or die” që u publikua para një muaji dhe deri tani në kanalin YouTube numëron mbi 6 milionë klikime. /21Media

MUND TË JU PËLQEJNË