Këshilltari i Presidentit, Adil Behramaj ka reaguar perms një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se është koha që Kurti ta sjellë emrin e mandatarit të ri dhe të mos sillet sikur nuk është i shkarkuar si kryeministër.
Postimi i plotë:Një ide për ekipin e dialogut të Albin Kurtit, i cili po pretendon ta mbajë të kapur Qeverinë. Le t’i merr me veti 82 deputetët që e kanë shkarkuar dhe le të shkojë në Bruksel për të dialoguar me Lajçakun.
Imagjinatën le ta livadhisë sa të dojë, por është koha që ta sjellë emrin e mandatarit të ri dhe të mos sillet sikur nuk është i shkarkuar si kryeministër. Që dy dekada ka folur për kapje të institucioneve dhe tash as i shkarkuar nga 2/3 e deputetëve nuk po shkapet nga Zyra e Kryeministrit!