Java fillon me acar edhe më të ashpër, të hënën reshje të dobëta bore. Në pjesën e dytë të javës temperaturat në rritje, me vransira. Ditën e premte sërish mundësi për reshje bore dhe shiu, parashikon “Prishtina Weather”.
Sot, acari që përfshiu vendin në këto ditë të fundjavës, vazhdon edhe në fillim të javës, madje edhe më i ashpër. Të hënën priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore.
Dita e martë sjell kthjellime, e nga e mërkura do të ketë edhe vransira dhe intervale me diell gjatë ditës, kur edhe temperaturat maksimalet fillojnë të rriten.
Ditën e premte priten mundësi për të reshura bore, e në vise më të ulëta edhe të shiut.
Cilësia e ajrit, mbetet me indeks kryesish në vlera të pranueshme ditën e hënë, mirëpo nga dita e martë periudhat më të zgjatura të qetësisë, mbajnë ndotësit ajror më të përqëndruar pranë sipërfaqes, që bën indeksin të kaloj edhe në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.