Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj protestave kundër xhamisë së re në qendër të Prishtinës.
Ai përmes një statusti në Facebook ka shkruar se askush nuk duhet të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë, derisa ka falënderuar Turqinë.
“Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre. Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik”, ka shkruar ai
Reagimi i plotë:
Xhamia e Re,
Askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë.
Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit.
Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre. Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik.
Le të vazhdojmë të jemi kështu.