Vala

Sot feston ditëlindjen njëra nga modelet më të famshme në botë, Gigi Hadid. Bukuroshja e njohur mbushë 24 vite jetë.

Fjalët më bukura, inspiruese e motivuese, Gigi i ka marrë nga motra e saj, e mirënjohura Bella Hadid.

“Gëzuar ditëlindjes shoqes time të ngushtë, për nga gjaku dhe zgjedhja. Jam kaq me fat! Ti je gjithçka që është e mirë motra ime e ëmbël. Ndjeshmëria jote, dashuria, besnikëria dhe etika në punë, janë disa nga arsyet pse njerëzit të duan kaq shumë..

Ti arrin gjithnjë të më surprizosh çdo ditë me krijmtarinë dhe energjinë tënde!! Frymëzohem kaq shumë nga ty dhe nga çdo iniciativë që ti merr. Do të jem përkrah teje në çdo kohë.

Jam fansja jote numër një dhe mezi pres që cdo ditëlindje ta kalojmë bashkë!!! Të dua rreze dielli” shkruan Bella në urimin për motrën./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË