Vala

Personi me inicialet N.H ka vdekur, pasi ka rënë nga një lartësi e një ndërtese ku ai po punonte në Prishtinë.

Jusuf Azemi nga sindikata e sektorit privat, ka thënë për Gazetën Express se ka marrë informacione se punëtori 33-vjecar ka vdekur pasi ra nga skelet.

“Sipas informacioneve, kemi një vdekje nga Fshati Sibovc, mosha rreth 33 vjeçar. Rasti ka ndodhur në Prishinë. Ka rënë nga skelet. Detaje të tjera nuk kemi”, ka thënë Azemi.

MUND TË JU PËLQEJNË