Big Mama siç duket po kalon kohë të mrekullueshme në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
E tani duket se artistja ka gjetur edhe ‘fatin e jetës’ në vendin e bukur arab.

Bigi shihet duke marrë dhuratë një palë vathë nga një sheik, e ai madje edhe i ka vendosur menjëherë vathët këngëtares, shkruan Gazeta Express.

Ata shihen edhe duke shkëmbyer numrat e telefonit ndërsa janë njoftuar në një hotel në Dubai, në pushimin që iu ka mundësuar agjensioni i fluturimeve nga Kosova, ‘Fibula’.

Tani duket se Big Mama do të mendojë nëse do të kthehet ose jo në vendlindje, pasi Dubai e ka pritur shumë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË