Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i shoqëruar me gruan e tij, Hillary Clinton, i kishin vizituar refugjatët kosovarë, të cilët qëndronin në Maqedoni.

Menjëherë pas intervenimit të NATO-s ndaj Serbisë, Clinton, ishte nisur për vizitë për në Kosovë.

Fillimisht ai pati qëndruar në disa nga qytetet e Maqedonisë, ku po qëndronin mijëra refugjatë të dëbuar nga forcat serbe.

Atij i ishte bërë një pritje madhështore nga kosovarët.Pas kësaj, Clinton, pati hyrë në Kosovën e çliruar, duke e vizituar qytetin e Ferizajt, shkruan Gazeta Blic.

Përveç kësaj, ish-presidenti amerikan, po qëndron për herën e tretë në Kosovë.Ai pati qenë edhe në vitin 2009, ku ishte përuruar shtatorja e tij në qendër të Prishtinës.

Clinton dje u nderua nga presidenti Thaçi me çmimin “Urdhëri i Lirisë”, për ndihmën dhënë popullit të Kosovës.

MUND TË JU PËLQEJNË