Vala

Për të gatuar si duhet, nevojiten tri gjëra: përbërës të mirë, furrë e fuqishme dhe saktësi në matje.

Sot do të sjellim një recetë të biskotës me gjalpë kikiriku, përbërësit dhe mënyra e gatimit e të cilës do të jetë më poshtë.

PËRBËRËSIT:

½ gotë gjalpë të kripur

½ gotë sheqer kaf

½ gotë sheqer të bardhë

½ gotë gjalpë kikiriku

½ lugë çaji kripë

½ lugë çaji vanilje

1 lugë çaji sodë buke

1 vezë

1 ¼ gotë miell

PËRGATITJA:

Në fillim përziejmë gjalpin e kripur me atë të kikirikut. Më pas shtojmë sheqerin, sodden e bukës, kripën dhe vaniljen; Në masën e krijuar hedhim një vezë dhe i përziejmë; Më pas shtojmë miellin; Brumin e krijuar e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për dy-tri orë; Ngrohim furrën në 180 gradë; Ndërkohë, bëjmë topa të vegjël dhe i vendosim mbi letrën e kuzhinës. Me një pirun të lagur shtypim masën e brumit, duke bërë kryqe;

I fusim në furrë dhe i lëmë të piqen për 10 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të artë; Pasi i heqim nga furra, i lëmë për pesë minuta dhe i shijojmë paksa të ngrohta.

MUND TË JU PËLQEJNË