A keni dëgjuar ndonjëherë për labelin “Realeyez”? Ai është formuar në vitin 2017 dhe tashmë është një markë suksesi në industrinë e muzikës, madje edhe përtej kufinjëve shqiptar.

Siç kuptojmë, anëtarët e “Realeyez” bëjnë muzikë qe16 vite, por kanë qenë aktiv kryesisht më Zvicër dhe tregun evropian.

Labeli tashmë janë një ekipë e fuqishme dhe janë gati për të pushtuar diskografinë shqiptare me rep muzikë cilësore.

Yjet e labelit, Blaze dhe Ari së shpejti vijnë me projektin “Luftë për Dinero”. Teksti është shkruar nga Blaze & Ari, të cilët kujdesen për të gjiha tekstet që janë tejet konceptuale. Muzika është bërë nga Joezee në bashkëpunim me Realeyez Vato. Klipi është realizuar nga Alban Selimaj dhe ekipi i tij.

Videoklipi i këngës “Luftë për Dinero” publikohet gjatë këtij muaji.

“Realeyez” po vijnë për ta ndryshuar lojën në repin shqiptar.

Së shpejti…

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË