Këngëtari i njohur Blero Muharremi, këtë vit do ta kurorëzojë dashurinë e tij me martesë.

Çdo ditë e më shumë, ai së bashku me Afronën po prezantojnë detaje të ndryshme në lidhje me dasmën.

Një ndër to, Blero tregoi edhe brengën më të madhe që ka gjatë organizimit të kësaj ceremonie, e cila është mysafirët.

“Unë e kam një problem te puna e listës, mos të e harroj dikë që nuk duhet me harru”, tha këngëtari. Blero dashurinë e tij disa vjeçare me modelen e njohur, Afrona Dika do ta kurorëzojë me martesë në muajin shtator të këtij viti.

Ai më 14 korrik ka filluar t’i publikojë këngët e albumit “6 copë jetë”.

Këngëtari përmes rrjeteve sociale pati treguar se do t’i publikojë këngët nga ky album çdo ditë deri më 19 korrik.

“I thash të dua” është projekti i fundit i Bleros që është publikuar sot gjatë ditës. Kënga qysh në orët e para ka marrë komente të shumta nga fansat e këngëtarit dhe mbetet të shihet se cila nga këngët e albumit më të ri do të pëlqehet më shumë.

MUND TË JU PËLQEJNË