fbpx

Bllokohet magjistralja Prishtinë-Ferizaj pas një aksidenti të rëndë, njëra veturë bie poshtë rrugës

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ku dy vetura janë përplasur mes vete. Njëra prej tyre ka përfunduar poshtë rrugës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Ende nuk dihet sa persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident. Autoambulanca është parë në vendin e ngjarjes dhe e njejta ka lëvizur drejt Prishtinës.

Gjithashtu aty janë edhe ekipa e zjarrfikësve.

Ky aksident ka shkaktuar të kolona të gjata duke e bllokuar magjistralen Prishtinë-Ferizaj. E njejta s’pritet të lirohet edhe për rreth një orë./Express


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]