Komuna e Prishtinës, saktësisht drejtoria e Inspeksionit, po vazhdon të shqiptojë gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po i respektojnë rregullat.
Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se kanë shqiptuar gjobën prej 200 eurosh për shoferin e një betoniere.
Sipas tij, ai e ka ndaluar atë në shiritin rrugor, duke ia pamundësuar qarkullimin e duhur veturave dhe ngasësve të trafikut.
Tahiri ka thënë se nuk mund të bllokohet shiriti rrugor, pa leje.