Kur është puna për ndryshime dhe eksperimente të ndryshme, Arta Bajrami është e para.

Këngëtarja njihet si një femër e guximshme e cila gjithmonë ka realizuar atë që ka pasur synim, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka vite që është pjesë e estradës duke sjellur hite të padiskutueshme me të cilat mbledhi pas vetës fansa të shumtë të të gjitha moshave.

Pavarësisht viteve në skenë, ajo akoma shquhet për stilin dhe elegancën e saj, që e ka karakterizuar gjithmonë.

Së fundi ajo ka bërë ndryshimin e radhës, duke e ndryshuar ngjyrën e flokëve. “U ktheva tek rrënjët, a boll ke ma biondinë”, ka shkruar ajo në Instagram teksa ka treguar ndryshimi e bërë.

Ndryshe Arta është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve. “S’ke dite me m’dashte” është projekti i fundit i këngëtares./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË