Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për menaxhimin me pandeminë coronavirus.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nushi ka thënë se Qeveria i ka duart me gjak.
Ai ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për takimin e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velijaj, me të cilin diskutuan për aktivitete kulturore.
“Sot, kur shenohen 18 te vdekur dhe mbi 2200 te infektuar, Ministri Vitia ka humbur kohe duke e takuar kryetarin e Tiranes per te folur per aktivitetet kulturore. Ne takim s’ka marre pjese ministri i kultures por ai o shendetesise!”, ka shkruar Nushi në Facebook.
Ndryshe, vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste të vdekjes si pasojë e infektimit me coronavirus në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 2 mijë e 295 raste të reja pozitive.
Ky është postimi i plotë i Nushit:
Qeveria i ka duart me gjak!
Sot, kur shenohen 18 te vdekur dhe mbi 2200 te infektuar, Ministri Vitia ka humbur kohe duke e takuar kryetarin e Tiranes per te folur per aktivitetet kulturore. Ne takim s’ka marre pjese ministri i kultures por ai o shendetesise!