Nathan Cumming u diagnostikua me tumor në tru dhe doktorët mendonin se ajo kishe qenë duke u zhvilluar gjatë gjithë jetës së tij.
Një 24 vjeç është shëruar në mënyrë të pabesueshme, që edhe mjekët e quajtën mrekulli, shkruan lajmi.net.
Ai u diagnostikua me kancer truri, sepsë, dhe meningjit brenda një viti. Ai gjithashtu u infektua me Covid-19 gjatë qëndrimit në spital.
Ai e quajti këtë fazë “viti nga ferri” sepse ai ishte në prag të vdekjes katër herë.
Thuajse të gjithë vitin 2020 ai e kaloi në spital. Ai e zbuloi gjendjen e vetë në tetor të vitit 2019, kur humbi vetëdijen në punë.
Pas fotografimeve u kuptua se ai kishte një tumor në madhësinë e një topi të pingpongut në tru. Ai tip tumori zakonisht gjendet tek fëmijët, por ky tumor ishte i shkallës më të rëndë.
Doktorët e futën në operim menjëherë dhe hoqën 90% të tumorit. Familja e tij ishin të përgatitur për më të keqen kur mjekët i thanë se ai me shumë gjasë nuk do të mbijetonte operimin.
Ata gjithashtu thanë se edhe nëse e mbijeton, është thuajse e sigurt që ai nuk do mund të flas më dhe do të jetë i paralizuar.
Mirëpo pas 8 orëve operacion ai arriti të ecte vetëm dy ditë pas operimit. Doktorët e quajtën këtë një mrekulli.
Mirëpo pas vetëm pak kohësh ai u diagnostikua me meningjit. Ai gjithashtu vuajti nga sepsa dy herë një muaj më vonë.
Menjëherë pas kësaj ai rezultoi të jetë pozitiv me Covid-19. Nathan tha se ai nuk e kupton se si është sëmurë nga kaq shumë sëmundje në një kohë kaq të shkurtër, por ai qëndroi pozitiv dhe nuk hoqi dorë.