Vala

Përbërësit

650 gr miell

1 filxhan qumësht

4 gr tharm buke

1 lugëz sheqer

1 filxhan kos

½ lugëz sodë bikarbonë

1 lugëz kripë

3 lugë gjelle vaj

Përgaditja

Hapi 1

Qumështin ngroheni pak, shtojani tharmin/majanë e bukës, sheqerin dhe 1-2 lugë miell. Lëreni të fermentohet.

Hapi 2

Miellin siteni, shtoni kripën e kosin e bërë bashkë me sodën bikarbonë (kjo duhet bërë më herët, në mënyrë që kosi të pushojë bashkë me sodën).

Hapi 3

Përziejini mirë të gjitha e shtojani tharmin e fermentuar.

Hapi 4

Bëjeni një brumë të butë dhe lëreni të pushojë në vend të ngrohtë për një orë. Por mund ta lini të pushojë edhe gjithë ditën, i mbuluar me qese, në frigorifer.

Hapi 5

Mos harroni, që nese e lini brumin në frigorifer, ai duhet nxjerrë nga atje 15 minuta përpara skuqjes/pjekjes.

Hapi 6

Pas periudhës së “pushimit”, brumin ndajeni në toptha të vegjël, të cilët do t’i hapni me duar dhe piqini në vajin e nxehtë.

Hapi 7
Ky brumë është një zgjidhje fenomenale për krofne, petulla e pancerota. Ato do të jenë shumë të buta e nuk do të thithin aspak vaj.

Hapi 8

Provojeni!

MUND TË JU PËLQEJNË