Mevlan Shaba është rikthyer në sezonin e tretë të ‘’Për’puthen’’ dhe duket se historia e sezonit të kaluar po i përsëritet.
Mevlani sërish po ndodhet mes dy vajzave dhe prime i së shtunës na solli një debat të ashpër mes Efit dhe Filloretës, dy vajzat që Mevlani po zhvillon takimet.
Me ktë të fundit konkurrenti duket se po takohet edhe jashtë dhe këtë ia zbuloi ndoshta pa dashje Bruno.
Përmes një video të publikuar, Bruno ka kapur Mevlanin ku përkrah tij qëndron edhe Filloreta.
Ndonëse është pjesë e rregullave, që ata nuk duhet të takohen jashtë emisionit, dy të rinjtë duket se nuk e kanë respektuar këtë rregull.
Madje për një moment Filloreta përpiqet të fshihet në video.