Një stuhi masive goditi Londrën dhe juglindje të Anglisë në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe kishte një furtunë.
Dhe pavarësisht orëve jo të zakonshme për të qenë zgjuar, mjaft njerëz ishin gati për të bërë foto dhe video dramatike të shfaqjes mahnitëse në një fund simbolik të “verës së dobët”, shkruajnë mediat britanike.
Ajo erdhi pasi Met Office lëshoi një paralajmërim të verdhë për ‘shi të dendur dhe bubullimë’ i cili do të mbërrinte në bregun jugor dje dhe do të lëvizte drejt veriut gjatë natës, duke prekur Anglinë qendrore dhe jugore dhe Uellsin.
Plenty of heavy rain across the southern half of the country, including some #thunderstorms ⚠️
It could be the perfect excuse to stay in bed this Sunday morning…
The latest radar below 👇 pic.twitter.com/KJnxwaYpLe
— Met Office (@metoffice) September 8, 2024
Deri në 100 milimetra reshje shiu priten të bien në disa zona deri në mbrëmjen e së dielës.
Late night #thunderstorms over Hayes, guess sleeps not happening! Slowmo putting in work! pic.twitter.com/16PP8Okv74
— Chris Huntley (@Chuntle1990) September 8, 2024
Paralajmërimi i motit do të vazhdojë deri në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme duke përfshirë kryeqytetet Londër dhe Cardiff, me mundësi përmbytjesh dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Kështu, disa hoqën dorë nga përpjekja për të fjetur dhe u futën në Reddit, me një përdorues që shkruante “Partneri im flinte gjatë gjithë kohës ndërsa unë mendoja se bota mund të mbaronte” dhe një tjetër duke thënë se rrufeja “po ‘bënte dritë’ vazhdimisht, si një kamerë shpejtësie me defekt”.