Këngëtari Blero dhe e fejuara e tij Afrona Dika janë ndër çiftet më të komentuara në shoëbizin shqiptar.

Që nga fillimet e para të lidhjes dyshja kanë qenë në fokusin e mediave rozë dhe ende po vazhdojnë me këtë ritëm, shkruan “Kosovarja”.

Dashurinë që kanë për njëri tjetrin, shumë herë e shprehin edhe në rrjete sociale.

Është Blero ai i cili nuk ka rezistuar që t’ia lëshojë një koment me domethënie të madhe Afronës.

Derisa ajo ka publikuar 7 foto radhazi dhe ka parashtuar pyetjen se në cilen po duket më bukur, Blero është ai që i hodhi një koment bombastik.

“Prej nr 1 deri ne 1000 dokesh ma e mira nbote @afronadika ti je vet FOTO”, ishin fjalët e tij drejtuar asaj.

Kujtojmë, çifti në shtator të këtij viti do ta kurorëzojnë dashurinë me martesë. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË