Vala

Ish miss Kosova dhe tani prezentuesja e njohur Arbnora Ademaj është ndër femrat më të bukura kosovare, ku ende vazhdon me bukurin e saj ta ruaj titullin e missit, shkruan Kosovarja.

Kur bëhet fjalë për të nuk ka si të mos na shkojë në mendje edhe jeta luksoze që ajo bënë, duke qenë kështu edhe një biznismene e suksesshme.

Jeta private e saj natyrisht është pjesa e cila më së shumti i intereson publikut, por Arbnora gjithmonë e ka mbajtur larg tyre dhe mediave.

Mirëpo, sot për Arbnorën është dita më e lumtur.

Thuhet se motra që ka vëlla botën e ka.

Çdo sukses i tij , çdo gëzim i vëllait , për motrën është thuajse i dyfishtë. I bëhet zemra mal.

E pikërisht sot, Arbnora ka një gëzim të madh ku iu gëzua pa masë ardhjes në jetë mbesës së saj, princeshës së vogël me emrin Alita. /Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË