Cani nuk dëshiron të flas për jetën private Aktorët e njohur, Demet Ozdemir në rolin e “Sanemit” dhe Can Yaman në rolin e “Canit” kanë rrëmbyer zemrat e fansave me rolet e tyre në serialin “Erkenci Kus”, një nga serialet turke më të shikuara aktualisht.

Për dyshen po komentohet aq shumë se ka vazhduar lidhjen edhe jashtë serialit. An ipse dyshja nuk pranojnë të flasin për jetën e tyre private, por në aspektin professional ata ndihen shumë mirë pranë njëri-tjetrit.

Cani së fundmi në një intervistë u shpreh se është shumë me fat që punon me Demetin. “Jam shumë me fat që punoj me Demet Ozdemir. Të interpretoj me të ka qenë një eksperiencë e veçantë.

Madje shpeshherë dalim edhe nga skenari dhe improvizojmë së bashku. Besoj se këtu vjen edhe i gjithë ky sukses. Ne shkojmë shumë mirë bashkë”, tha ai.

Në pyetjen se a është i dashuruar, Cani tha se nuk flet për jetën e tij private, e sidomos për ”çështje magjike, siç janë ato të zemrës”. Kujtojmë se 29-vjeçari ka prejardhje shqiptare dhe është i njohur për rolet e tij edhe në serialet “Inadina Ask”, “Dolunay” e shumë seriale tjera./21Media/.

MUND TË JU PËLQEJNË