Capat-Sekiraqët: Prokuroria i merr kamerat e sigurisë nga vendi i ngjarjes

nga Revista Kosovarja

Dy familje të njohura në kryeqytet, ishin protagoniste në përleshjen e armatosur që ndodhi mbrëmjen e të dieles në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë.

Një i vrarë e pesë të plagosur, është bilanci i kësaj ngjaje tragjike ku ishin involvuar Sekiraqët dhe “Capat”.

Lidhur me rastin, ka folur kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Gashi tha për Klankosova.tv se janë marrë disa kamera tek rrugët e vendit të ngjarjes dhe se janë në fazë të përpunimit të video-incizimeve.

Ai theksoi se përmes tyre do të bëhet e mundur edhe identifikimi i personave të tjerë nëse kanë qenë të involuar në rast.

“Mbi bazën e tyre video-incizimeve jemi duke bërë përpjekje për të identifikuar që nëse personat që ne i kemi të ndaluar janë duke vrapuar në këtë rast apo është edhe ndonjë person tjetër që ne nuk e kemi brenda të arrestuar”, u shpreh Gashi.

“Nëse vërtetohet se ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë në rast, do të merren veprime për t’i arrestuar”, theksoi ai.

Kreu i organit të akuzës së Prishtinës, theksoi se do të ndermerren edhe masa tjera relevante lidhur me rastin.

“Për momentin nuk mund të jap më tepër info, pasi që jemi në fazën kritike të hetimeve”, tha kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]