Ylit hollivudian, Dua Lipa, së bashku me familjen e saj dhe të dashurin kanë vizituar kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.
Ka qenë kryeministri Edi Rama që e mirëpriti për vizitë artisten shqiptare dhe familjen e saj, shkruan “Kosovarja”.
Rama i dhuroi asaj librin e tij “Edi Rama Work”, në shenjë mirënjohje për të arriturat e këngëtares.
Kryeministri ka postuar një fotografi me Dua – në në llogarinë e tij në Facebook dhe zgjodhi fjalët më të mira për yllin.
“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju”. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”, ka shkruar Rama në postim.