Mund të themi lirshëm se janë motrat më të njohura dhe më të dashura të estradës, shkruan Kosovarja.

Që nga fillimi i karrierës së tyre ato rrëmbyen zemrat e publikut e kështu duke mbetur përherë në zemrat e tyre.

Muzika e tyre ka gjetur çdo herë pëlqim në preferencat e publikut çka edhe u bënë ndër më të favorizuarat e tyre.

Përveç, zërit tyre të ëmbël e të artë ato janë pëlqyer çdo herë për stilin e veshjes duke u konsideruar si “zonjat” e estradës.

Në secilën paraqitje të tyre nuk e lënë mangut kujdesin për veshjen e deri te aksesorët.

Por, ajo që bie shumë në sy tash e sa kohë nga paraqitja e parë është ngjyra e flokëve çka edhe i karakterizon të njihen te publiku njëra si Safetja e tjetra si Sahidja.

Safetja është ajo që mban çdo herë flokët ngjyrë të bardhë, kurse Sahidja ngjyrë të zeze ose gështenjë.

Sidoqoftë, janë ato artiste që asnjëherë nuk e kanë zhgënjyer publikun e tyre besnik.

/ Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË