Falë nënës së saj është bërë shumë e kërkuar në estradë, dhe sot gëzon disa duete dhe këngë solo shumë të dëgjuara.

Engjëllusha Salihu ndonëse e re në moshë, dëshira për zhanrin popullor ka ndikuar ti përkushtohet dhe të mirret totalisht me këtë drejtim, shkruan Kosovarja.

Dita ditës ky profesion po i ec shumë mirë, kjo po shihet përmes pasqyrimit të angazhimeve që ka në mbrëmje e dasma të ndryshme.

Engji ka arritur të fitojë besueshmëri dhe mbështetje të fortë tek një masë e gjerë, por asnjëherë duke mos e harruar dashurinë e familjes që nuk ka ditë që nuk i dëshmohet në postimet që sjell në rrjetet sociale.

Sa herë vjen me ndonjë risi, të gjithë anëtarët e familjes bëjnë sytë katër për ti dhënë komplimente ndër më të mirat, e nga të gjitha ato komente më shumë po veçohen ato të Leartës.

Ajo çdo herë mundohet që raportin e mirë që ka me Engjin të tregojë edhe në rrjetet sociale, duke ndërthurur fjalët më të veçantat për të, ashtu edhe sikur në këtë fotografi të fundit që i tha “Një zonjë bose”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË