Vala

Jo rastësisht dy emra të njohur por të fushave të ndryshme i shohim sonte së bashku.

Flasim për këngëtaren Leonora Jakupin dhe deputeteten e njohur Ganimete Musliun të cilat i shohim shumë shpesh bashkë, madje shumica e dinë edhe raportin mes tyre, shkruan Kosovarja.

Leonora është këngëtare me një zë e më një muzikë të artë, kurse Ganimetja një deputete mjaft e zëshme e PDK-së.

Me gjasë Leonora dhe Ganimetja janë mikesha shumë të mira, këngëtarja është çdo herë pjesë e fushatave të organizuara nga PDK, po ashtu edhe pjesë e organizimeve që bënë deputetja Ganimete Musliu.

Përveç, kësaj sonte Leonora nuk e ka pritur iftarin vetëm me familjen e saj, por në tryezën e shtruar për iftarin e sotëm shihet edhe deputetja në fjalë, pra Ganimetja.

Meqë Leonora ka shkruar “Iftari me familje” a do të thotë kjo se deputeten e konsideron si pjesë të familjes, apo me gjasë kanë edhe lidhje farefisnore pasi që të dyja siç dihet vijnë nga Drenica patriotike./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË