Një femër e bukur, e talentuar dhe energjike qysh në hapin e saj të parë drejt skenës muzikore.

Është kjo Genta Ismaili e cila hyri fuqishëm në tregun muzikor duke u ranguar menjëherë në listën e këngëtarëve më të suksesshme, shkruan “Kosovarja”.

Përveç jetës profesionale, Genta shpesh është komentuar edhe për jetën e saj private.

Madje, këngëtarja është duke përjetuar një romancë të zjarrtë dashurie, ku ditë më parë në të gjitha mediat qarkulloi një video ku shfaqej Genta duke u puthur me të dashurin e saj që e kishte mbajtë mister tash e sa kohë.

Nuk vonoi shumë dhe shpejtë u zbulua prejardhja e tij. I dashuri i Gentës quhet Hussein i cili është një biznesmen i njohur në Turqi dhe Zvicër, gjë e cila i arsyetoi vizitat e këngëtares në këto dy vende.

Por, si e priti lajmin nëna e Gentës kur vajza i prezantoi me të dashurin me nacionalitet tjetër?

Me gjasë nuk duket se e ka marrë për të keq, pasi që edhe vetë Eca jo rrallë herë shihet të ketë vizituar Turqinë./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË