fbpx

Çfarë moti pritet të mbajë nga sot?

nga Revista Kosovarja

Sot pritet të mbajë mot me mjegull gjatë pjesës së parë të ditës ndërsa pasdite diell dhe vranësira kalimtare njofton Prishtina Weather.

Nesër do të jetë më ftohtë, kryesisht me vranësira. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull. Në mbrëmje vonë mundësi edhe për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 3C e 6C, e deri të hënën zbresin edhe në 1C. Temperaturat maksimale zbresin deri në 12C ditën e premte, e më pas shënojnë rritje të lehtë në 14C

.DItën e premtë dhe shtunë frynë erë mesatare nga verilindja 5-11m/s, e nga dita e dielë më shumë qetësi, por gjatë ditës frynë erë e lehtë nga jugu e juglindja 1-4m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]