Vala

Një trishtim sentimental është një dhimbje e vërtetë që ka rrënjë të thella edhe biologjike.

Vetëm ata që kanë vuajtur për dashuri, e dinë sa e fortë është dhimbja në ato momente. Është një vuajtje që përfshin gjithë qenien tonë, në trup dhe shpirt, gjë që na pengon të mendojmë, të hamë dhe jetojmë.

Po pse vuajmë kaq shumë? Shkenca ka hetuar atë që ndodh në organizmin tonë dhe ka zbuluar disa nga mekanizmat që shkaktohen kur lidhja jonë e dashurisë shkon në thërrime: dëshpërimi i krijuar është i vendosur në shtresat më të thella të trurit tonë.

Nuk njohim më veten tonë

Papritmas ndihemi thellësisht të ndryshuar. Bëhemi të zymtë, në ankth, në depresion, ose grindavec, të irrituar dhe të zemëruar. Në të vërtetë, nuk jemi më të njëjtë si më parë por, strategjia më e mirë është që t`ja lini kohës të gjejë arsyet për ta kthyer faqen dhe për të shkuar përpara.

Ndërkohë truri vazhdon të punojë

Çfarë ndodh në trurin tonë kur vuajmë për dashuri? VTA, e cila ndodhet në zonën tegmentale të barkut, në një zonë të trurit, në të cilën qëndrojnë emocionet që lidhen me rënien në dashuri dhe kënaqësitë seksuale, por gjithashtu janë përgjegjës edhe për ndjenjën e kënaqësisë që përjetohet kur kemi uri, etje ose marrja e një droge. VTA gjithashtu kryeson funksionin e “shpërblimit” që liron dopamin dhe për këtë shkak gjeneron një ndjenjë të mirëqenies.

Hipoteza flet se në origjinën e “dashurisë romantike” ekziston një ndjenjë e “varësisë së thellë” e theksuar nga veprimtaria e këtyre rajoneve të trurit. Dashuria atëherë do të shkaktonte mekanizma të ngjashëm me ato të një droge dhe kjo do të shpjegonte pse dashuria është aq e vështirë për t’u kontrolluar dhe pse gjeneron një ndjenjë frustrimi kaq intensive kur marrëdhënia ndërpritet.

Çështje e mbijetesës

Fakti që dashuria varet nga një funksion thelbësor si riprodhimi shpjegon pse natyra ka vënë në vend mekanizma të tillë të thellë për të mbrojtur tërheqjen dhe lidhjen mes burrit dhe gruas. Ka qenë një instinkt i rrënjosur në speciet tona për miliona vjet. Për të treguar se dashuria i përket thelbit të instinkteve tona origjinale është fakti se ajo rregullohet nga shtresat më të thella të traktit të trurit, ku gjithashtu ndodhen qarqet e instinkteve të tjera jetësore.

Vuan edhe trupi

Trishtimi i dashurisë nuk përfshin vetëm trurin dhe shpirtin, por gjithashtu vepron në një mënyrë të rëndësishme në trup. Vuajtjet e dashurisë, në fakt, manifestohet përmes dhimbjes fizike, me një sërë ndjesish tipike: ndjeshmëria e të pasurit një plagë në zemër ose gjoks, dhimbje stomaku, pagjumësia, ankthi, mungesa e oreksit, ndjenja e boshllëkut dhe më shumë.

Kjo ndodh sepse sistemi nervor qendror përpunon dhimbjen fizike dhe psikologjike në të njëjtën mënyrë. Dhimbja e dashurisë gjithashtu mund të shkaktojë një rënie të imunitetit.

Sidoqoftë, rrit prodhimin e hormoneve të stresit që janë të dëmshme për shëndetin e muskujve të zemrës. Ekziston edhe një sindromë e vërtetë klinike, i quajtur “sindromi i zemrës së thyer” ose, në terma mjekësorë, “kardiomiopatia e Tungos”, e cila në raste shumë të rralla mund të çojë në vdekje.

Po si ta kuroni dhimbjen nga dashuria?

Meqë dhimbja e dashurisë është shkaktuar nga nivele të larta të hormoneve të stresit dhe nivele të ulëta të mirëqenies, para së gjithash dopaminës, një mënyrë efektive për të ndihmuar lehtësimin është t’i kushtoheni aktiviteteve të afta për të korrigjuar këtë çekuilibër biokimik.

Arma më e efektshme është që të angazhohen në aktivitete fizike aerobike, të cilat stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe endorfinës, uljen e kortizolit dhe dhënien e ndihmës për sëmundjet fizike. Po edhe për aktivitetet që na bëjnë të zbulojmë gjëra të reja dhe të bëjmë përvoja të reja. Me kalimin e kohës, zonat e trurit tentojnë të rivendosin ekuilibrin e tyre dhe të njëjtat mekanizma atavikë që na kanë bërë të vuajnë kaq shumë na bëjnë të shikojmë më tej.

MUND TË JU PËLQEJNË