Që nga viti 2011 veturat e blinduara të Presidentit Ibrahim Rugova janë jashtë përdorimit, ndodhen të parkuara në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

LDK’ja kërkon që veturat e Rugovës të konservohen e të vendosen në muze Veturën që dikur barte presidentin e Kosovës, tash është mbuluar me pluhur. Në këtë gjendje janë edhe 5 automjetet tjera që përbënin eskortën e ish presidentit të ndjerë, raporton T7. Që nga viti 2011 veturat e blinduara dhe jashtë përdorimit, ndodhen të parkuara në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Presidenca e Kosovës nuk ka dhënë asnjë përgjigje se çfarë do të ndodhë me këto vetura. Por, për LDK’në këto automjete kanë rëndësi të jashtëzakonshme.

Bile, ata kanë një plan se për çka mund të shërbejnë veturat e Rugovës. Në fakt vetura jashtë përdorimi ka në të gjitha institucionet e Kosovës.

Disa ndodhen në parkingun e Ministrisë së Kulturës që nga koha kur në krye të këtij dikasteri ishte Kujtim Shala. E sipas një vendimi të ish-kryeministrit Isa Mustafa, veturat zyrtare që janë tepricë apo të pafavorshme ekonomikisht, duhet të shiten në ankand publik.

MUND TË JU PËLQEJNË