Sot, shumë media dhanë lajmin e ikjes së hershme të këngëtares nga Shkodra, Zuke Dautaj.
Këngëtarja, e cila ishte zbuluar në mënyrë të rastësishme, por që arriti të bëjë karrierë në botën e muzikës, është ndarë papritur nga jeta.
Ikja e hershme e Zuke Dautaj ka lënë të tronditur edhe shumë koleg e miq të saj nga skena muzikore, shkruan “Kosovarja”.
Mikesha e saj, këngëtarja Vida Kunora shkruan: Sot ndërroi jete mikja dhe kolege e jona me zemër te bukur dhe zë te bukur
Lamtumire Zuke Dautaj qofsh e parajsës !!!
Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e patën fatin ta njohin Zuken.