Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bakir Burri, ka zbuluar diçka interesante në emisionin 2 me 1.

Burri ka zbuluar se përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes shumë shpesh i bën lojtarët që të përloten.

“Challandes është mjeshtër i motivimit. Ai shpesh jo vetëm lojtarët por edhe neve si pjesë e FFK-së na bën të përlotemi para ndeshjes. Me Anglinë nuk ka nevojë shumë për motivim pasi ndaj asaj kombëtareje gjithmonë je i motivuar, por ne besojmë se Challandes do të bëjë të nxjerrë më të mirën nga këta lojtarë të cilët ndaj Çekisë e dëshmuan se mund t’ia dalin ndaj çdo sfide dhe besoj se edhe ndaj Anglisë mund t’ia dalin” ka thënë numri dy i FFK-së Bakir Burri.

Kosova ndaj Anglisë luan të martën mbrëma.

MUND TË JU PËLQEJNË