Vala

Në qarqe të ndryshme po flitet se disa këngëtare tashmë nuk interesohen si dikur për biznesmenët! Veturat luksoze, pushimet përrallore, vilat në det, i kishin nga njerëzit e biznesit.

Tash gjërat kanë marrë kah tjetër. Biznesmenët edhe më tutje janë në trend, por jo si dikur, shkuan “Kosovarja”.

Më të famshëm, më të gjuajtur dhe më të lakmuar, kuptohet, për disa nga “këngëtaret” e reja, e që pretendojnë të arrijnë, tash për tash janë politikanët.

Ata kanë para, mund t’u ofrojnë shumëçka, madje edhe popullaritet dhe, plus kësaj, nuk kanë interes që ta hapin intimitetin. Dhe, jo për gjë tjetër, por nuk dëshirojnë ta dinë familjarët e tyre…

Shtrohet pyetja: Ku dhe si po treten paratë e buxhetit të Kosovës?! /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË