Pa pikën e dyshimit, Ferki Shala ishte një ndër këngëtarët absolutisht më të mirë në Kosovën e viteve 90-të. Zëri, interpretimi dhe stili i të kënduarit që kishte Shala, nuk kishte krahasim, shkruan “Kosovarja”.

I imituar pa fundësisht, por versioni i tij mbetet unik dhe i pa krahasueshëm.

Pavarësisht të gjitha cilësive positive, suksesit dhe dashurisë së publikut, rok këngëtari nga Mitrovica vendosi të heq dorë nga muzika. Ai, thotë se e ka gjetur shpëtimin tek feja.

Shala, ka treguar se ndryshimi i erdhi gradualisht, duke mos e pasur në mendje që ndonjëherë do ta braktiste muzikën.

Të kujtojmë që transformimi i tij ishte shokues për shumëkë, madje edhe për njerëzit më të afërt, të cilët nuk kishin meduar ndonjëherë se Ferkiu do ta linte muzikën për t’iu përkushtuar plotësisht fesë dhe se e ardhmja do ta gjente duke u marrë me ilaçesh natyrore, të cilat sipas tij kontribuojnë pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË